![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/11/united-larte.jpg)
Unitedi transferon një portier
06 janar 2023
| 20:24
Jack Butland ka përfunduar transferimin e tij te Manchester United, ku do të kalojë pjesën e mbetur të sezonit 2022/23 si huazim nga Crystal Palace.
United ka qenë në kërkim të një portieri tjetër pasi zgjedhja e tretë Martin Dubravka u thirr nga Newcastle United vetëm katër muaj pas marrëveshjes së tij të huazimit prej 2 milionë funtesh.
Trajneri i United, Erik ten Hag, kishte njoftuar për mediat të enjten se Butland kishte vendosur të firmoste për “Djajtë e Kuq” dhe të konkurronte me David de Gea dhe Tom Heaton, lëvizja u konfirmua të premten.