Unitedi triumfon ndaj Southamptonit

14 shtator 2024 | 16:01

Manchester United është takuar sërish me fitoren në Premier Ligë, teksa mundi 0-3 Southampton në “St Mary stsdium”.

Pas gjysmë ore lojë, vendasit fituan penallti, arbitri akordoi 11-metërsh pas një kontakti Dibling-Dalot. Gjithsesi, Archer shpërdoroi nga pika e bardhë.

Kur nuk shënon, e pëson. “Djajtë e Kuq”  kaluan në epërsi  në të 35-tën, me anë të De Ligt. Mbrojtësi holandez u tregua i saktë me kokë, duke shfrytëzuar në maksimum një asist të Bruno Fernandes.

Rashford tregoi klasin e tij në të 41-tën. Sulmuesi anglez me një gjuajte të bukur, gjeti të papërgatitur portierin vendas.

Në pjesën e dytë, të besuarit e Ten Hag menaxhuan në mënyrë perfekte rezultatin, madje shënuan edhe një gol me Garnaçon,ndërsa kundërshtarët e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Stefens.

Manchester United në ndeshjen e radhës, do të përballet me Crystal Palace. Southampton, që nuk ka shijuar ende shijen e pikës, do sfidojë Ipswich.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Meriton Mjekiqi ka pësuar aksident të rëndë gjatë natës së…