Unitedi ul çmimin për Pogban
07 shkurt 2020
| 15:33
Manchester United e ka zbritur çmimi fillestar të kërkuar për Paul Pogban në 150 milionë funte nga 194 milionë dollarë sa kërkonin, raporton “The Sun”.
Mesfushori është përfolur për një largim të mundshëm nga “Old Trafford”, por Real Madridi dhe Juventusi janë larguar nga ai për shkak të çmimit të lartë të kërkuar nga Unitedi.
Por tani “Djajtë e Kuq” si duket janë shumë të interesuar që ta largojnë francezin nga ekipi i tyre dhe janë të gatshëm që të pranojnë çmim më të ulët për ta liruar atë.