Unitedi zhgënjehet me Ronaldon: Kishte mungesë respekti
Cristiano Ronaldo kritikoi ashpër Manchester Unitedin. Ylli portugez për “The Sun” ka thënë se ndihet i tradhtuar nga “Djajtë e Kuq”, të cilët nuk e trajtuan si duhet.
E ndërkohë, siç raporton mediumi tjetër britanik “Sky Sports UK”, fjalët e portugezit janë pritur me një dëshpërim ekstrem nga gjiganti i Premierligës. Klubi është vënë në dijeni të kësaj interviste vetëm dje gjatë ditës, ndërsa skuadra po përgatitej për t’u rikthyer në Manchester pas ndeshjes kundër Fulhamit.
Tash, klubi do ta bëjë vlerësimin, pasi konsideron se kishte mungesë të respektit të pakompensueshme. Klubi anglez nuk e kupton këtë sulm dhe ndihet i zhgënjyer me mungesën e vlerësimit dhe respektit, si ndaj trajnerit Erik ten Hag dhe po ashtu në drejtim të shokëve të tij të skuadrës.