Uniteti e njofton me humbje Arsenalin

04 shtator 2022 | 19:34

Është mbyllur mes spektaklit sfida kryesore e Premier Ligë mes Manchester United dhe Arsenalit, ku në “Old Trafford” triumfoi skuadra vendase me shifrat 3-1, me “Topçinjtë” që pësojnë humbjen e parë pas 5 fitoresh rresht në kampionat.

Një pjesë e parë që dhuroi emocione të vërteta, ndërsa spektakli nisi që në minutat e para kur miqtë do të gjenin golin e avantazhit, por VAR do të bëhej protagonist duke anuluar golin e “Topçinjve”.

Në këto kushte, ishte radha e vendasve të gjenin epërsinë, ku 100 milionëshi i djajve, Antony do të debutonte me gol në “Teatrin e Ëndërrave”. Ish-lojtari i Ajax do të gjente golin në minutën e 35-të dhe të gjithë ngrihen në festë.

Arsenal do të barazonte shifrat në pjesën e dytë në minutën e 60-të kur Saka do të ndëshkonte vendasit, por kundërpërgjigjet shpejt United me Marcos Rashford, i cili do të rikthente të tijtë në avantazh.

Do të ishte përsëri sulmuesi Rashford që do të gjente edhe golin e dytë personal në minutën e 76-të dhe të tretin për djajtë, duke çuar rezultatin në 3-1, me Arsenalin që tronditet.

Në minutat e tjera të takimit nuk do të ndryshonte rezultati me United që siguron kështu fitoren e radhës në Premier League, duke grumbulluar 12 pikë në 6 ndeshje, ndërsa Arsenali i Artetës mbetet në kuotën e 15 pikëve në vendin e parë, ndërsa marrin kështu humbjen e parë në këtë sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arlind Manxhuka, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se kundërshtarët…