UNITETI u jep bonus nga 50 euro të gjithë punëtorëve për fundvit
Të gjithë punëtorët e kompanisë UNITETI, do të marrin nga 50 euro bonus për fundvit. Kështu ka bërë të ditur vetë kompania, e cila ka thënë se kjo traditë ka filluar vitin e kaluar.
Menaxhmenti ka falenderuar punëtorët për punën gjatë këtij viti, gjë që bëri që Mitrovica të jetë qyteti më i pastër në Kosovë.
Njoftimi i plotë i kompanisë:
NJOFTIM: Me propozim të Kryeshefit Ekzekutiv, sot Bordi i Drejtorëve i ndërmarrjes KRM “UNITETI” ka marrë vendim që t’i shpërblej me nga 50 euro bonus për fundvit të gjithë punëtorët e kompanisë. Kjo traditë e filluar vitin e kaluar, ka vazhduar edhe këtë vit.
Bordi dhe Kryeshefi Ekzekutiv i falënderojnë gjithë punëtorët e kompanisë për angazhimin e jashtëzakonshëm që kanë bërë në këtë vit që është karakterizuar me pandeminë COVID-19, ku realizimi i Planit Operativ dhe Planit të Biznesit ka qenë shumë sfidues. Me punë dhe përkushtim maksimal, gjithçka është e mundshme!