Universiteti “Fehmi Agani” akreditohet/ riakreditohet me nëntë programe studimore

29 korrik 2021 | 00:53

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) me datë 27.07.2021 mbajti mbledhjen e 87-të me radhë.

Në kuadër të pikave të rendit të ditës u shqyrtuan raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit në nivel institucional dhe të programeve me ç ‘rast mori vendim për akreditimin/ri akreditimin për nëntë (9) programe studimore për periudhën 3 vjeçare (1 tetor 2021 – 30 shtator 2024).

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë në vitin akademik do regjistroj në këto programe studimi:

I. FAKULTETI I EDUKIMIT:
1. Programi Fillor (BA);
2. Programi Parashkollor (BA).
II. FAKULTETI I MJEKËSISË
1. Programi Infermieri (Bsc);
2. Programi Fizioterapi (BA – Profesional);
3. Programi Shëndet Publik (Bsc);
4. Programi Menaxhim Shëndetësor (MA).
III. FAKULTETIT I FILOLOGJISࣿË
1. Programi Gjuhë shqipe dhe Letërsi (BA);
2. Programi Gjuhë Angleze – Përkthim dhe interpretim (BA).
IV. FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE
1. Programi Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale (BA).

Vlen të theksohet se në mbledhjen e datës 19 korrik 2021, Këshilli Shtetëror i Cilësisë i Republikës së Kosovës ka analizuar dhe votuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë mbi vlerësimin e institucioneve të arsimit të lartë.

Sipas votimit të KShC-së, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është ri-akredituar në nivel institucional për periudhën 3 vjeçare (1 tetor 2021 – 30 shtator 2024).

“Falenderoj, stafin, studentët dhe bordet këshilldhënse për mbeshtetjen e parezervê!
Respekt dhe falenderime për stafin e AKA-së, drejtorin Naim Gashi dhe KSHC-në për vendimet pozitive për UFAGJ-nê!

Na priftë e mbara”!, ka shkruar ndër tjera Artan Nimani, Rektor i UGJFA-së në Gjakovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prefektura e qarkut Vlorë ka kërkuar mbrëmjen e sotme ndihmën…