
Universiteti ‘Fehmi Agani’ dhe Universiteti Polis nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
20 shkurt 2020
| 15:31
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” dhe Universiteti Polis i Tiranës, sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushat me interes për të dy universitetet.
Lajmin e ka bërë me dije rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Artan Nimani.
Marrëveshja u nënshkrua në prani edhe të ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.