Universiteti “Fehmi Agani” nënshkruan memorandum me Universitetin Evropian të Tiranës
21 shkurt 2020
| 13:42
Menaxhmenti i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, në ditën e dytë të takimeve me përfaqësues të universiteteve në Tiranë, ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Universitetin Evropian të Tiranës, me të cilin është partner në dy projekte të Erasmus +.
Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani, Artan Nimani, ka thënë se ky memorandum garanton bashkëpunim dhe përkrahje reciproke mes dy universiteteve në fushat e mjekësisë teknike dhe shkencave sociale, në të cilat Universiteti i Gjakovës ‘Fehmi Agani” po zgjerohet me programe studimi.
Marrëveshja u nënshkrua në prani të ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.
/Epoka e re/