Universiteti ”Haxhi Zeka” shpall konkurs për rektor

07 shtator 2021 | 12:23

Këshilli Drejtues i Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka” në mbledhjen e mbajtur me datë: 06.09.2021, ka nxjerrë vendimin me ref.nr.2206, të datës 07.09.2021 për shpalljen e konkursit për zgjedhjen rektorit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë kandidatët e brendshëm dhe të jashtëm.

Në bazë të nenit 27, të Statutit të Universitetit për Rektor duhet të plotësohen këto kushte:

Të ketë përvojë të dëshmuar në mësimdhënie akademike, kërkime shkencore;

Të ketë gradën më së paku të Profesorit të Asocuar;

Të ketë përvojë të dëshmuar menaxhuese universitare.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e shpalljes publike në mjetet e informimit dhe në WEB-in e universitetit. www.unhz.eu

Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Rektoratin e Universitetit ‘Haxhi Zeka” në Pejë, ose përmes postës zyrtare në adresën: Rektorati i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Rr. UÇK-së, 30 000 Pejë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Albert Krasniq ka kundërshtuar idenë e Lëvizjes Vetëvendosje…