Universiteti i Ferizaj marrëveshje bashkëpunimi me atë të Durrësit
Kosova dhe Shqipëria do të jenë më pranë njëra tjetrës edhe në fushën akademike.
Universiteti i Shkencave të aplikuara në Ferizaj ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës.
Rektori i Universitetit të Ferizaj tha se ky bashkëpunim është tepër frytdhënës, si për pedagogët, por edhe studentët.
“Do të kemi programe të përbashkëta që mundësojnë që dikush nga stafi akademik të bashkëpunojë duke dhënë mësime dhe meprogramet e ERASMUS +”
Në vizitën e tyre në Shqipëri, studentët e Ferizaj dhe Rektori i Universitetit u prittën në një takim edhe nga ambasadori i Kosovës Sylë Ukshini, i cili përshëndeti bashkëpunimin mes palëve.
“Këto bashkëpunime i japin kuptime projekteve tona madhore sic është “Rruga e Kombit.” Vetëm në këtë mënyrë ne i japim dimension marrëdhënieve tona. Ambasada e Kosovës është e lumtur që këto marrëveshje po ndodhin dhe qëndron fuqishëm prapa këtij bashkëpunimi me qëllim që të bëhet shumë dimensional”
Për vetë studentët shkëmbimi i eksperiencave është tepër i leverdisshëm.