Universiteti i Gjakovës zgjedh strukturat e reja të përfaqësimit të studentëve
Në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” u zgjodhën strukturat e reja të përfaqësimit të studentëve në Parlamentin dhe Këshille Studentore.
Më 1 tetor 2018, fillon mandati për kryetar të rinj, ai i Parlamentit Studentor, Këshillit Studentor i Fakultetit të Edukimit, Këshillit Studentor të Fakultetit të Filologjisë, dhe Senatorit.
Në bazë të marrëveshjes së organizatave studentore u zgjodh struktura me përbërje të re të organeve të përfaqësimit studentor:
Argnis Hoxha, student i Fakultetit të Edukimit, u zgjodh kryetar i Parlamentit Studentor në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”.
Shkelqesa Mulaj, u zgjodh kryetare e Këshillit Studentor në Fakultetin e Edukimit.
Diellza Mahmutaj, u zgjodh kryetare e Këshillit Studentor në Fakultetin e Filologjisë.
Luan Gjugja, u zgjodh senator.
“Duke shpresuar që studentët të jenë krahu i djathtë i përfaqësuesve të tyre në organet e Universitetit, për t’i mbrojtur të drejtat dhe luftimin e dukurive negative, askush më shumë se studentët dhe askush më shumë se përfaqësuesit e tyre s’mund të bëjnë për realizimin e të drejtave që ata kërkojnë”, është theksuar në komunikatën për media.