Universiteti i Pejës, Mitrovicës dhe i Prizrenit këtë vit nuk mund të regjistrojnë studentë të rinj
15 korrik 2019
| 16:16
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) ka vendosur të hënën në favor të ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët kanë rekomanduar për heqjen e akreditimit institucional për vitin akademik 2019/2020 të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, atij të Pejës “Haxhi Zeka” dhe Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”.
Një vendim i tillë i KShC-së u pamundëson këtyre universiteteve të pranojnë studentë të rinj.
Të gjitha këto universitete kanë hapur konkurset për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2019/2020.