Universiteti i Prishtinës hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj

04 korrik 2024 | 14:58

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka bërë me dije se ka hapur konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore baçelor për vitin akademik 2024/25.

Ky universitet ka treguar se për vitin akademik 2024/05 do të pranohen mbi 5200 studentë të rregullt.

“Të dashur maturantë, me kënaqësi ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore Baçelor për vitin akademik 2024/2025. Gjithsej 5285 studentë të rregullt do të kenë  mundësinë të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit. Universiteti ynë ofron një mjedis akademik të pasur dhe mundësi të shumta për zhvillim profesional dhe personal. Për të gjithë të interesuarit, UP-ja ofron qindra programe studimore në 14 fakultete. Ju ftojmë të bëheni pjesë e një institucioni me traditë dhe cilësi të lartë arsimore. Aplikimet janë të hapura deri më 16 korrik 2024”, ka njoftuar Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për gati nëntë muaj, udhëheqësit e Kosovës dhe ata të…