Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ dhe Telekomi nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Telekomi i Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje dyvjeçare bashkëpunimi, në të cilën përfshihen të gjitha shërbimet që ofron korporata jonë.
Demir Limaj, drejtor i Shitjes në Telekomin e Kosovës i cila ka nënshkruar kontratën me UP, ka pohuar se ky besim i dhënë është obligim shtesë për Telekomin që të angazhohet edhe më shumë në rikthimin sa më të madh të korporatës në tregun vendor.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marian Demaj, pas nënshkrimit të marrëveshjes është shprehur i kënaqur me përfitimet që UP-ja ka marrë nga nënshkrimi i kësaj kontrate.
“Ne si institucion i dijes ua kemi besuar gjithë punën në lëmin tuaj duke mos dyshuar në fuqinë që keni si korporatë dhe presim që ajo që ju do të na ofroni të jetë e nivelit të lartë ashtu siq jeni edhe vet”, ka thënë rektori Demaj.
Telekomi i Kosovës ka nisur një punë intensive në rikthimin e saj sa më të fuqishëm në tregun e telekomunikimeve në vend, duke ofruar produkte e shërbime më të mirat të mundshme në këtë fushë.