
Universiteti i Prishtinës mban nesër mbledhje komemorative për akademik Idriz Ajetin
18 shkurt 2019
| 17:55
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të organizojë nesër (e martë) mbledhje komemorative pas ndarjes nga jeta të akademik Idriz Ajetit, i cili shërbeu edhe si rektor i Universitetit të Prishtinës.
Mbledhja komemorative do të mbahet nga ora 14:00, në sallën e Senatit në Rektorat.
/Epoka e re/