Universiteti i Prishtinës shpall konkursin për pranimin e studentëve të rinj

05 korrik 2024 | 14:09

Universiteti i Prishtinës ka bërë të ditur se sot ka hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2024/2025. Gjatë këtij viti do të pranohen 5 285 studentë të rregullt në 14 fakultete të UP-së.

Njoftimi i plotë i UP-së:

Ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore Baçelor për vitin akademik 2024/2025

Gjithsej 5285 studentë të rregullt do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit. Universiteti ynë ofron një mjedis akademik të pasur dhe mundësi të shumta për zhvillim profesional dhe personal.

Për të gjithë të interesuarit, UP-ja ofron qindra programe studimore në 14 fakultete. Ju ftojmë të bëheni pjesë e një institucioni me traditë dhe cilësi të lartë arsimore. Aplikimet janë të hapura deri më 16 korrik 2024.

Për konkursin e plotë klikoni:  https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,35,2969

Me respekt, 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Historiani Daut Dauti, ka komentuar zgjedhje në Britani të Madhe,…