Universiteti i Prishtinës zgjeron bashkëpunimet

20 janar 2025 | 12:39

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, në një takim me Anna Y. C. Ho, zëvendësdrejtoreshën e zyrës përfaqësuese të Taipeit në Hungari, tha se bashkëpunimi mes Universitetit të Prishtinës dhe universiteteve të Tajvanit do të jetë i shkëlqyeshëm.

Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti Nacional i Tajvanit në janar të 2025-s nënshkruan marrëveshjen për shkëmbim studentësh. Anna Y. C. Ho, e konsideroi këtë universitet ndër më të mirët në vendin e saj.

“Gjithçka nis me hapin e parë”, tha rektori Hajrullahu, duke kërkuar që të shkohet edhe një hap më tutje e të kërkohen rrugë bashkëpunimi edhe për lidhjen e universiteteve me tregun e punës dhe bizneset.

Në takim u fol edhe për mundësitë e studimeve në këtë vend aziatik dhe për bursat që universitetet nga Tajvani u ofrojnë studentëve të Kosovës dhe shteteve tjera të rajonit.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që kontaktet mes personelit akademik e studentëve kosovarë e tajvanezë mund të shtohen e fuqizohen edhe nëpërmjet pjesëmarrjes në ligjëratat dhe aktivitetet e Universitetit Veror të Prishtinës që në vitin 2025 do ta ketë edicionin e tij jubilar të 25-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),…