Universiteti i Shkencave të Aplikuara hap konkurs plotësues për studime master

14 tetor 2019 | 15:49

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur të hënën konkursin plotësues për pranimin e studentëve të rinj në nivelin master për vitin akademik 2019/2020.

Në këtë afat të konkursit, në nivelin master do të pranohen 92 studentë të rregullt, prej të cilëve 18 vende janë rezervuar për komunitetet joshumicë, tre për kandidatët nga Mali i Zi, tre për kandidatët nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja dhe tre për kandidatët nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Kandidatët për studentë të UShAF-it në nivelin master, në këtë afat të konkursit, do të kenë mundësi të aplikojnë në programet: Arkitekturë dhe Dizajn i Interierit me Prodhime nga Druri; Inxhinieria dhe Informatika; dhe Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm.

Për të aplikuar kliko linkun www.ushaf.net/apliko

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njerëzit që merrnin pjesë në një varrim në Irlandë nuk…