Universiteti i Tetovës mbështet kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë
Fakulteti i Arteve në Universitetin Shtetëror të Tetovës ka mbështetur kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.
“Lulëkuqja e propozuar nga Qendra ‘Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur’ është një realizim i shkëlqyer profesional. Prandaj, ne si profesor të artit në Universitetin e Tetovës i japim përkrahjen e plotë dhe pa rezervë që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë”, është thënë në deklaratën mbështetëse të Universitetit të Tetovës
Universiteti Shtetëror i Tetovës, Fakulteti i Arteve – DEKLARATË MBËSHTETËSE:
Që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë
Gjenocidi është krimi më i shëmtuar dhe më mizor që njeh historia njerëzore. Duke përcaktuar për qëllim shkatërrimin e një grupi kombëtar, etnik, racor ose fetar si të tillë, kryerësit e gjenocidit godasin tërë njerëzimin!
Krimi i gjenocidit që shteti serb zbatoi kundër shqiptarëve të Kosovës, dëshmitarë të së cilit ishim ne, është krimi më monstruoz i fundit të shekullit XX. Është për keqardhje që edhe pas një çerek shekulli nga koha e kryerjes së gjenocidit serbe ndaj shqiptarëve nuk kemi një simbol që do të pasqyronte këtë krim.
Kërkesa e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i viktimave të gjenocidit në Kosovë ka ngjallur interesimin tonë të madh.
Pasi e analizuam hollësisht propozimin e kësaj qendre, ne vendosëm të dalim me një deklaratë publike:
Lulëkuqja me nuancat e ngjyrës së flamurit tonë kombëtar, që pasqyron se qëllimi serb ishte shkatërrimi i tërësishëm ose i pjesshëm i shqiptarëve si komb;
Pasqyrimi i figurave të burrave, grave, djemve dhe vajzave në vend kokrrave të zeza të farës së lulëkuqes, për të kujtuar njerëzit e të gjitha moshave dhe gjinive që ishin viktima të këtij gjenocidi;
Prerja e lulëkuqes në katër petale për të përfshirë katër format e akteve gjenocidare, që Serbia zbatoi gjatë luftës së fundit në Kosovë (vrasjet, dhuna seksuale, spastrimi etnik dhe shkatërrimi i objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar);
Prerja e petaleve të lulëkuqes në atë formë që të transmetojnë mesazhin se kemi të bëjmë me plagë të hapura, nga rrjedh gjaku i pafajshëm i viktimave shqiptare të këtij gjenocidi;
Vendosja e petaleve në formë të shkronjës X, për të pasqyruar faktin se gjatë luftës, në disa vendbanime ku popullsia ishte e përzier në aspektin e përkatësisë etnike, okupatorët serbë kishin shënjuar shtëpitë e shqiptarëve qëllim që të udhëzoheshin forcat e armatosura serbe drejt vendeve ku duhej të kryheshin krimet;
Dhe elemente të tjera që ka lulëkuqja e propozuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” është një realizim i shkëlqyer profesional.
Prandaj, ne si profesor të artit në Universitetin e Tetovës i japim përkrahjen e plotë dhe pa rezervë që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.
Dekani: Prof. Mr. Senad Abduli
Prodekan për shkencë: Prof. Dr. Jëlldëz Asani
Profesor ordinar:
Nevzat Bejtuli Kica
Malik Arsllani
Ilirjan Beqiri
ashkim Beqiri
Safet Spahiu
Bajram Çupi
Muamer Sadiku
Reshat Ameti
Nehat Beqiri
Hajrush Iseni
Sulejman Rushiti
Profesor inordinarë:
Ariana Kuriu Grubi
Agron Abduli
Sulejman Rushiti
Zenun Sherifi
Kushtrim Bekteshi
Bashkim Mexhiti
Safet Spahiu
Teuta Halimi
Nora Halimi
Sabedin Selmani
Docent:
Drenusha Palloshi
Asistentë:
Osman Demiri
Valmir Aziri
Tetovë, më 2 janar 2023