Universiteti “Isa Boletini” dhe disa biznese i bashkohen produkteve të “Vala”-s
Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” dhe disa biznese private, iu bashkuan të enjten Telekomit të Kosovës, “Vala”-s, për të përdorur produktet dhe shërbimet e telefonisë mobile dhe internetit.
Prorektori i Universitetit dhe përfaqësuesit e bizneseve, u shprehën të kënaqur me lidhjen e kontratave të reja dhe theksuan se “Vala” ofron shërbime cilësore dhe të pakonkurrueshme, në krahasim me operatorët tjerë. “Po ashtu sot u takova edhe me kolegët tanë në Mitrovicë, të cilëve u sigurova mbështetjen e vazhdueshme të menaxhmentit ekzekutiv në realizimin e punëve dhe detyrave të tyre të përditshme”, ka thënë ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të PTK-së, Zeqir Kiqina.
Ai ka bërë me dije se pavarësisht rrethanave aktuale dhe vështirësive financiare me të cilat përballet Telekomi i Kosovës, është optimist se menaxhmenti ekzekutiv dhe punonjësit e Telekomit të Kosovës, do të arrijnë që me angazhim dhe përkushtim maksimal ta fuqizojnë imazhin e kompanisë, në mënyrë që të jenë në linjë me trendet zhvillimore në tregun e telekomunikacionit.