
Universiteti “Kadri Zeka” hap konkursin për pranimin e studentëve
06 gusht 2021
| 11:47
Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan të premten ka hapur konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2021/2022.
Aplikimi do bëhet online dhe është i hapur nga 6 gushti deri më 24 gusht në orën 16:00.
Sipas këtij universiteti në afatin e parë të konkursit do të pranohen 725 studentë.
Ndërkaq provimi pranues do të mbahet më 31 gusht dhe një shtator.
Kriteret e konkursit mund t’i lexoni: KËTU