Universiteti “Kadri Zeka” ka mbyllur konkursin plotësues për studimet bachelor
Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan ka mbyllur dje konkursin plotësues të studimeve bachelor për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2018-2019.
Universiteti “Kadri Zeka” në afatin plotësues të studimeve bachelor, për vitin akademik 2018-2019 do të regjistrojë 666 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.
Vaxhid Sadriu, sekretar i përgjithshëm në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan ka thënë se procesi i aplikimit dhe pranimit të dokumenteve ka shkuar mirë ashtu siç është paraparë me planin dinamik.
Provimi pranues do të mbahet sot (21.09.2018), kurse shpallja e rezultateve preliminare do të bëhet, deri më 24.09.2018, ndërsa rezultatet përfundimtare do të bëhen publike më së voni deri më 28.09.2018.
Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve.
Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.
/Epoka e re/