Universiteti “Kadri Zeka” themelon Bordin Këshillëdhënës Industrial

30 maj 2018 | 12:09

Universiteti  Publik  “Kadri Zeka” në Gjilan (UKZ) ka mbajtur takim me përfaqësues të institucioneve komunale, kompanive dhe bizneseve, që veprojnë në rajonin e Anamoravës.

 Në këtë takim është themeluar Bordi Këshillëdhënës Industrial i universitetit, ndërsa vet përfaqësuesit e kompanive e kanë zgjedhur kryetar të Bordit, Xhelal Salihu, i cili është përfaqësues i kompanisë “CALABRIA”.

Rektori  i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi, ka falënderuar pjesëmarrësit në takim, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për të qenë pjesë e këtij Bordi, që sipas tij është shumë i rëndësishëm për bërjen e politikave zhvillimore të universitetit.

 “Një nga objektivat më të rëndësishme për Bordin Këshillëdhënës Industrial(BKI) është të kontribuojë në suksesin strategjik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe të programeve studimore të fakulteteve të tij”, ka thënë Kosumi, duke shtuar se BKI-ja fokusohet në aspektet e marrëdhënies së mësimit akademik dhe tregut të punës, pra në ndërlidhjen sa më të mirë të programeve studimore me biznesin dhe industrinë.

 Rektori  Kosumi ka njoftuar se BKI-ja do të trajtojë çështje siç është, përcaktimi i hapave që kërkohen për të përmirësuar dhe zgjeruar marrëdhëniet aktuale të programeve studimore të UKZ me biznesin dhe industrinë.

 Sipas rektorit, BKI-ja do të ndihmojë UKZ-në që të ndërtojë një imazh më të mirë.

 /Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina ka nënshkruar marrëveshje për dy vitet e ardhshme…