Universiteti shqiptar në Ulqin do të rrezatojë dritë mbi të gjitha trojet shqiptare në Mal të Zi
Shoqëria njerëzore, në rrugën e saj të gjatë e të vështirë të historisë, e çau errësirën e madhe shekullore me guxim e forcë dhe doli gradualisht në dritë vetëm nëpërmjet diturisë.
Ajo e pajisi njeriun me dije e aftësi të nevojshme dhe i dha atij mundësi, që të njoh me mirë vetveten, ambientin që e rrethon, natyrën, ligjet, pasuritë dhe të mirat e saj pafund, duke i vënë ato në shërbim të vet, rritur vazhdimisht nivelin e mirëqenies dhe zhvilluar e përsosur veten e tij.
Pas mijëra vjetësh pune, përpjekjesh të shumta e sakrificash kolosale, dora e fuqishme njerëzore, tashmë e aftësuar dhe e stërvitur për të bërë gjithfarë mrekullisht, arriti të pushtoj tërë globin dhe krijoi qytetërime të tëra antike, që nga Kina e Vjetër, India, Mesopotamia, Egjypti, Pellazgjia, Iliria, Etruskënia, Roma e Lashtë e tjerë, ku lulëzuan arti, kultura, skulptura, piktura, arkitektura dhe shkenca të tjera, vlera të cilat ne i kemi trashëgim edhe sot, si një pasuri e madhe nga e kaluara e ndritur dhe e artë e të parëve tanë.
Një pjesë e mirë e këtij qytetërimi të përparuar botëror i atyre kohëve të largëta ndodhet edhe në trojet tona arbërore, duke filluar që nga Ulqini, Tuzi, Shkodra, Lezha, Kruja, Tirana, Durrësi, Skampa (Elbasani), Apollonia(Fier), Berati, Bylisi(Mallakastër), Vlora, Orikumi, Gjirokastra, Butrinti (Sarandë), Kosova, Ilirida e Çamëria, që i përket kombit tonë të ndritur Pellazgo-Iliro-Shqiptar.
Gjatë asaj periudhe të lashtë, kudo në të katër anët e botës, që nga Azia, Afrika e deri në Europë, popuj të ndryshëm, të përparuar e të civilizuar, si ai pellazgo-ilir, etrusk, romak, izraelit, egjiptian e tjerë, i dhanë një hov të ri e të vrullshëm zhvillimit të shoqërisë së asaj kohe dhe me iniciativë e largpamësi hapën për herë të parë edhe qendra e institucione të rëndësishme dijesh me perspektivë, që më vonë u shëndrruan në shkolla e universitete, të cilat shërbyen si vatra të fuqishme, për të mësuar e përhapur diturinë, artin, kulturën e shkencën, emri i të cilave kujtohet edhe sot me respekt nga të gjithë.
Mendja njerëzore dhe inteligjencia e fuqishme e saj e etur vazhdimisht për dije e dituri dhe e ndriçuar gjithmonë prej tyre, duke rritur më tej teknikën dhe përsosur nivelin e mjeteve të saj, arriti mjaft shpejt të bëj zbulime të shumta gjeografike, astronomike e shpikje të mëdha shkencore, kapërceu male, dete, oqeane e kontinente të tëra, duke fluturuar edhe në hapësirë, ku po eksploron me sukses edhe Kozmosin me planetët e tij dhe mëson përherë e me tepër të fshehtat dhe misteret e Universit.
Edhe kombi ynë arsimdashës, ka përse të mburret e lëvdohet, për kontributin e madh që i ka dhënë kulturës e qytetërimit botëror me Universitetet e Apollonisë dhe të Durrësit, ku studiuan jo vetëm mjaft dijetar, filozof e shkencëtar të dëgjuar nga i tërë globi, por edhe perandor të mëdhenjtë e të zot, si Oktavian Augusti, Çezari e tjerë, të cilët qenë me fat që u diplomuan në shkollat e akademitë tona të larta prestigjoze.
Për këto merita e vlera të çmuara që kemi pasur e treguar gjatë tërë antikitetit shkruajnë shumë enciklopedi të ndryshme dhe figura të shquara të shkencës, prandaj historia me të drejtë e ka vendosur popullin tonë në një vend të nderuar, duke i rezervuar atij edhe mirënjohje të thellë, për shërbime të vyera që i ka bërë njerëzimit. Ne shqiptarët, megjithëse kemi qenë një popull i ndritur e hyjnor qysh nga lashtësitë dhe i dhuruam shoqërisë figura e personalitete të shquara botërore, dijetar, filozof, klerik, artist, piktor, prijës ushtarak e tjerë, që nga Aleksandri i Madh, Pirrua i Epirit, Kostandini i Madh e dhjetëra perandor të Romës, Niket Dardanin, papa Klementin e Vatikanit, Gjergj Gjon Kastriotin (Skenderbeu), e deri tek Nënë Tereza e tjerë, kohët e errëta historike të mijëvjeçarit të dytë, përfshi këtu edhe Mesjetën me obskurantizmin e saj, u sollën brutalisht ndaj nesh dhe na ndëshkuan tepër ashpër.
Ato caktuan për ne një fat shumë të keq e tragjik, duke na lënë me forcë të shtypur e robëruar për njëzetë e ca shekuj rresht, nën thundrën e pushtuesve tanë të egër gjakatar sllav, romak, bizantin, grek, turq e tjerë, që erdhën nga larg si mizoritë, për të na grabitur trojet tona të lashta stërgjyshore. Këta okupator të huaj barbar, që vendosën mbi popullin tonë regjimin e tyre shtypës dhe vrasës e mbajtën tërë Kombin Shqiptar në errësirë të plot, duke i mohuar atij, jo vetëm lirinë, por edhe të drejtën e përdorimit të gjuhës së vet amtare .
Ata e copëtuan dhe e zvogëluan atë gradualisht deri në kufijtë e sotëm, me qëllim për ta zhdukur fare, i shkatërruan atij që nga themelet edhe të gjithë kulturën e lashtë e mesjetare, që ai e kishte ndërtuar me aq shumë mund e djersë nëpër shekuj dhe i përvetësuan e grabitën vlera kolosale të saj së bashku me pasuritë e veta përrallore, duke mos u lënë shqiptarëve asnjë lloj mundësie për të mbijetuar.
Megjithëse ne përjetuam një robëri të rëndë e prapambetje të madhe, ku dominoi në shekuj skamja, mjerimi dhe varfëria ekstreme, e shoqëruar me injorancë dhe analfabetizëm të thellë, kur uria, sëmundjet, epidemitë dhe fatkeqësitë e natyrës bënin kërdinë, duke shkaktuar viktima dhe vdekje masive, populli ynë heroik shqiptar, nuk i ndali për asnjë çast përpjekjet dhe sakrificat e tij vetmohuese për arsim e dituri, sepse e dinte shume mirë, që vetëm kjo rrugë plot me dritë do ti hapte atij sytë, sillte lirinë dhe do ta zhvillonte njësoj si kombet e tjerë.
Ishte pikërisht kjo arsyeja e madhe, që i detyroi qindra dhe mijëra djem e vajza të popullit shqiptar, nga të gjitha trevat tona, që të merrnin rrugët e emigracionit nëpër shtete të huaja të botës, si në Europë, Azi, Afrike dhe Amerikë, për të studiuar e përvetësuar dituri e shkencë në shkolla e universitete të ndryshme, pasi brenda vendit të tyre të robëruar nuk kishte asnjë shans mundësish e shpresë prosperiteti, të cilët me vullnetin dhe punën e vet të palodhur e nderuan flamurin tonë Kuq e Zi dhe tërë Kombin Shqiptar, duke shkëlqyer si student “High class” edhe me zgjuarsinë e talentin e tyre të rrallë.
Si pionier të apasionuar të kulturës e shkencës, ata shumë shpejt krijuan armatën e fuqishme të inteligjencies shqiptare dhe me veprimtarinë e tyre patriotike filluan betejën e gjatë e të madhe legjendare, për të çliruar popullin dhe kombin tonë nga zinxhirët dhe vargonjtë e skllavërisë, që kishin vendosur tek ne zgjedhat e huaja pushtuese.
Rilindja e fuqishme europiane që filloi në shekullin e XIV-të dhe u krye deri në të XVII-tin, solli ndryshime të mëdha kulturore, intelektuale, filozofike dhe shkencore në gjithë shoqërinë e atëhershme të kontinentit tonë të vjetër, por dhe me gjerë në rrafshin botëror.
Zbulimet shkencore, gjeografike, artet, letërsia, humanizmi e tjerë, morën një zhvillim të vrullshëm ku spikati idea, se njerëzit janë në qendër të universit tonë dhe ata duhet të përqafojnë dhe gëzojnë frytet e arritjeve të tyre në të gjitha fushat e veprimtarisë shoqërore.
Kjo lëvizje e gjithanshme shoqërore, ndonëse në gadishullin Ilirik( jo Ballkan) erdhi me vonesë për shkak të okupimit të gjatë shekullor nën Perandorinë Osmane, ajo përfshiu tërë Kombin Shqiptar, duke ndikuar pozitivisht edhe për popullin tonë. Burra të shquar e të ditur të Shqiptarizëm, që nga thellësitë e kohëve të hershme të Mesjetës, si Marin Barleti(1478-1504), Gjon Buzuku(1499-1577), Gjon Muzaka(1510- ), Pjetër Budi(1566-1622), Lekë Matranga (1569-1619) e të tjerë, qysh kur bënë shkrimet e tyre të para në Gjuhën e bekuar Shqipe, i treguan tërë botës dhe i paralajmëruan hapur të gjithë armiqtë tanë okupator serb, malazez, grek, bullgar e turq, që të mos luajnë me popullin tonë për ti ndaluar atij lirinë dhe gjuhën e tij të shenjtë hyjnore.
Kjo gjuhë e bukur perëndie, e iliro-pellazgëve tanë me famë botërore, nuk mund të shuhet e humbas kurrë, sepse atë e ka falur Zoti për të mësuar dije e dituri dhe ajo do të jetoj përjetësisht, pasi është baza dhe themeli i të gjitha gjuhëve të tjera europiane, që kanë lindur e janë zhvilluar prej saj.
Pikërisht nën dritën e fanarit që ndezën këta iluminist shqiptar edhe për popullin tonë, që vuante gjatë periudhës së obskurantuzmit mesjetar, u frymëzuan katër kreshnikët tanë myzeqar Mihal Kërraba, Nikolla Lushi, Bartol Palesi dhe Martin Kolashi, të cilët nën moton për “Atdhe e Fe” në vitin 1603, rrokën armët dhe në krye të popullit filluan Kryengritjen e Libofshës, duke luftuar heroikisht kundër ushtrisë dhe xhandarmërisë turke, për ta shporrur atë nga trojet shqiptare.
Por edhe më vonë, shumë atdhetar të ndritur e pena të mëdha të kombit tonë si , Frang Bardhi(1606-1643), Pjetër Bogdani (1630-1689), Nezim Frrakulla(1685-1760), Jul Varibopa(1725-1788), Naum Panajot Bredhi (Veqilhqrxhi, 1797-1846) e të tjerë, ecën me guxim në rrugën eruditëve tanë të mëparshëm dhe me shkrimet e veprat e tyre të ndritura, çelën rrugën e dritës edhe për popullin tonë.
Me aktivitetin e tyre përparimtar e patriotik, ata nxitëm dhe inspiruan të gjithë luftëtarët tanë si Alush Frrakulla, Filip Zhuka, Gori Myzeqari, papa Jorgji Karavastaja, Jorgji Perriu, Mançe Malko, Met Roshe, Sul Sinani, Tafil Buzi, Rrapo Hekali, Zenel Abaz Gjoleka, Oso Kuka, Idriz Seferi, e të tjerë, të cilët e ngritën tërë popullin tonë nëpër kryengritje të armatosura e të vazhdueshme kundër Perandorisë Osmane, duke filluar kështu luftën e pandalëshme heroike, për dëbimin e saj nga trojet tona.
Pas këtyre kreshnikëve të arbërit, apostuj të tjerë të kombit tonë si Jeronim de Rada (1814-1903), Jani Vreto(1822–1900), Pashko Vasa(1825-1892), Gavril Dara i Ri(1826-1885), Kostandin Kristoforidhi (1827-1895), Naim Frashëri (1846-1900), Sami Frashëri (1850-1904), Andon Zako Çajupi(1866–1830 e tjerë, hapën një epokë të re edhe pēr ne, atë të Rilindjes tonë kombëtare.
Penat e tyre të fuqishme, të nxitura nga dashuria e madhe për mëmëdhenë, që e shikonin duke vuajtur nën robërinë turke, shpërthyen furishëm me një patriotizëm të flaktë, për ta parë atë të lirë e të pavarur si gjithë kombet e tjerë.
Poemat e famshme si ”O moj Shqypni”, “Bagëtia e Bujqësia”, “Shqiptar” e tjerë, u bënë burim frymëzimi për çdo shqiptar, që të rrokte armēt dhe të luftonte kundër okupatorëve osman, për çlirimin e atdheut të tyre.
Ishin pikërisht këto vepra të mdhaja poetike, ato që ushqyen dhe frymëzuan patriotët tanë legjendar si Avdyl Frashëri, Sulejman Vokshi, Ymer Prizrenit, Dedë Gjon Luli, Iljaz pashë Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Omer pashë Vrioni, Baca-Kurti Gjokaj, e shumë të tjerë, të cilët më 10 qershor 1878 formuan edhe Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, për mbrojtjen e trojeve shqiptare në të katër vilajetet tona, nga coptimi i shteteve shoviniste ballkanike.
Vigan të tjerë të popullit tonë si Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Isa Buletini, Hasan Prishtina, At Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Jorgji Karbunara e të tjerë, për të kryer deri në fund amanetin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i duolën zot vatanit, në momentet më kritike e të vështira, kur po rrezikohej seriozisht edhe vet ekzistenca e kombit tonë arbëror.
Këta burra të shquar, sëbashku me vëllezërit e tyre të tjerë si Dom Nikoll Kacorri, Bajram Curri, Nebi Sefa, Elmas Boce, Petro Poga, Dhimiër Zografi, Midhat Frashëri, Bedri Pejani, Sali Gjuka, Hajredin Cakrani e të tjerë, që punonin e vepronin nga brenda kundër uzurpatorëve të Stambollit, morën në dorë fatet e popullit dhe pasi u derdhën lumenj me gjak, arritën të çlirojnë vetëm një pjesë të trojeve tona dhe të krijojnë shtetin e parë të cunguar e të vogël shqiptar, duke hedhur edhe bazat e arsimit e të diturisë, të cilat përgatitën kushtet, që çuan në hapjen e Universitetit tonë të Tiranës, i cili e nxorri Shqipërinë një herë e përgjithmonë nga errësira në dritë.
Pas një dekade më vonë, Kombi Arbëror pati edhe një sukses tjetër të madh e historik, sepse Populli i Kosovës, i etur shumë për arsim e dituri, megjithëse u përgjak e masakrua barbarisht nga klika antishqiptare jugosllave e Josif Broz Titos me dorën kriminale të policit gangster Rankoviç, në vitin 1968, ai duke qëndruar i vendosur dhe i papërkulur, më në fund, arriti të hap universitetin e tij të Prishtinës, që ja u kishte ndaluar me dhunë për më se një shekull shteti okupator serb. Vitet e fundit, kur vërshoi fuqishëm Era e Re e Demokracisë nëpër Europë dhe Ilirik(Ballkan), e cila përmbysi njëra pas tjetrës diktaturat bolsheviko-komuniste, pro sllavo-lindore, populli ynë shënoi përsëri edhe një fitore tjetër shumë të ç’muar.
Bashkëkombësit tanë trima dhe heroik, që jetojnë në trojet e tyre, por nën shtetin e Maqedonisë, me sakrifica të shumta, duke u dhunuar egërsisht nga kamxhiku i gomës policore, bajonetat, snajperkat dhe tanket e ushtrisë maqedonase të diktatorit Kiro Gligorov, fituan përmbi ta dhe me forcë i hodhën themelet e Universitetit të Tetovës, që e largoi përfundimisht mjegullën dhe jezerin e zi sllav nga ato treva shqiptare, i cili tani po nxjerr e përgatit për çdo vit kuadro e specialist të aftë, që po i shërbejnë me përkushtim e besnikëri popullit të vet të Iliridës.
Universiteti shqiptar në Ulqin është ëndërr shekullore e popullit tonë.
Tashmë është më se e qartë, se asnjë popull, komb, shtet, apo minoritet e pakicë kombëtare, sado i vogël qoftë, nuk mund të zhvillohet e përparoj pa ndjekur me vendosmëri dhe guxim rrugën e ndritur e të vështirë të dijes dhe pa krijuar e mbështetur institucionet e saj, shkolla, institute e universitete në gjuhën e vet amtare, të cilat janë qendra të rëndësishme diturie, që i shërbejnë prosperitetit të tyre. E ardhmja dhe perspektiva e çdo vendi, por edhe e çdo krahine e treve brenda tij, varet shumë nga rëndësia që i kushtohet arsimimit të popullit të vet dhe edukimit të gjeneratave të reja me kulturë të përparuar e dije bashkëkohore, si dhe nga investimet që ai bënë për këtë qëllim kaq të madh. Duke e vlerësuar drejt rëndësinë e madhe që kanë dijet, mësuesi ynë gjenial dhe i pagabueshëm, popull, me thesarin e tij të pashtershëm e të çmuar të fjalëve të urta që ka, ndër të tjera na mëson se :
”Dituria është dritë që ndriçon tërë botën, kurse nga padituria vdes dhe humbet një komb i tërë”. Edhe populli, ynë që jeton në Mal të Zi, e ka vlerësuar gjithmonë drejtë këtë mësim kaq të vyer, i cili megjithëse ka qenë me shekuj i shtypur prej klaneve shoviniste të Cetinjës dhe i privuar nga të drejtat e tij të ligjshme, ai i ka arsimuar bijtë e tij me shumë vështirësi në Universitetin e Prishtinës e vende të tjera, prandaj aktualisht e ka mjaft të domosdoshme e tepër urgjente Universitetin e vet në qytetin e lashtë dhe piktoresk të Ulqinit.
Këtë institucion diturie, atij sot ja kërkon koha dhe nevojat e tij imediate jetike, jo vetëm për të eliminuar prapambetjen e madhe e të gjithanshme, në të cilën e ka zhytur qëllimisht ish Jugosllavia, së bashku me Cetinjën e Beogradin, por edhe që të kap periudhën e humbur dhe ec përpara drejt progresit, ashtu si kombësitë e tjera sllave në këtë shtet. Për ne kjo është një detyrë e Shenjtë Kombëtare dhe me përgjegjësi të lartë, që nuk mund të zvarritet e nënvleftësohet aspak, prandaj si e tillë, ajo duhet të vlerësohet seriozisht nga të gjithë bashkëkombësit tanë dhe secili të jap në maksimum kontributin e vet, për ta realizuar me sukses të plot edhe këtë obligim, duke i dhuruar brezave tanë të sotëm dhe të ardhshëm Shkollën e tyre të Lartë, për ta gëzuar atë përjetësisht në ato troje, të cilën nuk ka të drejtë askush, që t’ia u ndaloj më. Të tërë shqiptarët në Mal të Zi, por edhe kombi ynë po e presin me padurim dhe gëzim këtë Ditë të Bardhë e të Bekuar, që të hapi dyert e këtij Universiteti, ku do të studiojnë djemtë dhe vajzat e bukura shqiptare, që nga Tivari,
Podgorica, Tuzi (Malësia), Plava, Gucia, Presheva, Manastiri (Ilirida) e Janina (Çamëria), por edhe të rinjët malazez, serb, kroat, boshnjak e të tjerë, kush dëshiron të arsimohen në këto auditorë prej profesorëve tanë erudit shqiptar, për të cilin ne tani nuk kemi më se çfarë të presim, por pa humbur kohë të kërkojmë zyrtarisht sipas rregullave licencën për ndërtimin e tij. Sot është koha që të gjitha partitë politike shqiptare në Ulqin, Tuz (Malësi), Podgoricë, Plavë, Gucci, Rozhajë e Tivar, intelektualët, liderët dhe patriotët e popullit tonë në ato troje, duhet ta vlerësojnë drejtë këtë problem madhor dhe me trimëri, t’i prijnë popullit të tyre, që ta çelin Universitetin e Ulqinit, aty ku e kërkojnë interesat tona kombëtare. Por edhe Diaspora jonë e fuqishme e Popullit Shqiptar nga Mali i Zi, me banim në Shtete e Bashkuara, ulqinak, podgorican, tuzian (malësor), plavian, gucian e tjerë, që bënë ato përpjekje titanike në Amerikë për çlirimin e Kosovës nga pushtimi sërb, tani duhet ti lenë mënjanë ndasitë, bindjet dhe interesat e ngushta të shoqatave të tyre krahinore si dhe qefet, ahenget dhe “party-t” e shumëta nëpër Detroit, New York, Florida, Los Angelos e tjera.
Ata duhet të bashkohen të gjithë dhe flasin me zërin e Mëmëdheut, duke prekur pak edhe xhepin e tyre, për ta mbështetur fuqishëm hapjen e Universitetit të Ulqinit (U.SH.U), ashtu siç bënë dikur atdhetarët tanë të mëdhenj e të ndritur Fan Noli, Faik Komica, At Gjergj Fishta, At Kozma Dhima, At Spiro Saqellari, At Irakli Pylli Jani Minga qindra të tjerë, që e shkrinë tërë jetën dhe pasurinë e tyre për Kombin Shqiptar.
Fakulteti i mësuesisë së Gjuhës Shqipe në Podgoricë është mashtrim sllav, titisto-rankoviçian.
Aty rreth vitit 1969, pasi studentët, rinia dhe populli martir i Kosovës ishin ndeshur në beteja të ashpra e të përgjakshme me strukturat e ushtrisë, policisë, tradhtarët, agjentët e spiunët e UDB-së jugosllave dhe e kishin detyruar me forcë klikën e Titos, që të lejonte hapjen e Universitetit të Prishtinës, një nga xhandarët e tij e ka takuar xhelatin serb Rankoviq, të nxjerrë në pension dhe i ka raportuar atij si “triumfator” , duke i thënë se:
”…Këto ditë ne e përfunduam aksionin e madh dhe i çarmatosëm të gjithë shqiptarët….”, por udbashi skizofren vrasës i Beogradit, që ishte i pangopur akoma me gjak e krime, duke tundur kokën dhe si me sarkazëm i është përgjigjur këtij milici mburravec se:
“… Dëgjo këtu ti miku im, mos u bëj naiv, se vërtet ju ja u muorët pushkët shqiptarëve, por mos harro, se ne tani u kemi dhënë atyre “Topin”, “Topin e madh” të Universitetit dhe shpejt kemi për t’ja u parë sherrin predhave të këtij topi ”. Mesa duket shteti i sotëm malazez e ka studiuar thellë këtë dialog policësh, ku kapteri me uniformë blu Rankoviç, kish qenë me i zgjuar se “Diplomati i Madh” Tito dhe për të sabotuar më mirë të drejtat e shqiptarëve pêr arsimim të lartë në Gjuhën Shqipe në Mal të Zi, ai ka vendosur të zgjedh një rrugë të re fallco edhe më dinake sesa vrastarët e Beogradit, duke marrë nga eksperienca e të dy diktatorëve, si mashtrimin Titist, ashtu edhe dhunën Rankoviçiane. Pushtetarët sllav të Cetinjës, të vendosur në Podgoricën tonë, tashmë janë të frikësuar shumë se mos shqiptarët e Malit të Zi, një ditë do të çohen dhe ndjekin rrugën e vëllezërve të tyre në Kosovë e Maqedoni, kur hapën Universitetet e tyre në Prishtinë e Tetovë.
Me qëllim për ta parandaluar një veprim të till në Ulqin, apo në Tuz (Malësi), si dhe për t’ju mbyllur gojën bashkatdhetarëve tanë e mashtruar opinionin ndërkombëtar, cërrnogorasit nxituan me shpejtësi dhe hapën menjëherë një far fakulteti (klase)mësuesie të Gjuhës Shqipe në Podgoricë, për ta mbajtur atë nën kontroll dhe brenda vartësisë së universitetit të tyre sllavo-cirilik malazez.
Siç shihet, ky palo kurs për mësimin e gjuhës shqipe, nuk është çelur për të plotsuar nevojat e shumta të Popullit Shqiptar, por që të përgatis vetëm disa përkthyes të bindur promalazez që i duhen administratës, gjykatës, policisë dhe Shërbimit Sekret Cërrnogoras, për ti dënuar e mbajtur shqiptarët të shtypur përsëri. Ky veprim tinzar dhe i pabesë i Qeverisë Malazeze, nuk është gjë tjetër veçse një skenar diskriminimi i përgatitur mirë në ofiset e saj, për të mos e lejuar kurrë popullin tonë, që të hapi universitetin në gjuhën e vet amtare, prandaj ne duhet ta bojkotojmë urgjentisht këtë fakultet dhe të mos i lejojmë fëmijët tanë që të shkojnë në një auditor të tillë të mbrapshtë dhe ta detyrojmë Cetinjën që ta mbyll atë
”Fole Grerëzash” antishqiptare, ku mund të përgatiten argatët e saj të ardhshëm, për ti përdorur kundër nesh.
Shqiptarëve në Mal të Zi, nuk u interesojnë fare fakultete të tilla për mësuesi që mund të hapin cërrnogorasit në Podgoricë e Cetinjë, serbët në Beograd, grekët në Janinë e Athinë, apo rusët në Moskë e tjerë, por ata e duan këtë vatër edukimi në truallin e tyre, për të përgatitur jo vetëm mësues, por edhe politikan, diplomat, filozof, mjek, historian, arkeolog, artist, piktor, muzikant, matematicien, fizikan dhe shkencëtar të zot, që do ti shërbejnë jo vetëm shqiptarëve, por edhe malazezëve, serbëve, boshnjakëve e tjerë.
Universiteti i Ulqinit nuk mund të ndalet dot më, as me ligjë e as me dhunë.
Ne mendojmë dhe dëshirojmë që liderët e sotëm cërrnogoras do ta kuptojnë drejt këtë kërkesë të shqiptarëve, për çeljen e Universitetit të Ulqinit dhe ata duhet ta lejonë e mbështesin atë me të gjitha mundësitë dhe mjetet financiare të shtetit të tyre, ku kontribuojnë edhe shqiptarët, sepse ky nuk është vetëm një investim i fuqishëm për popullit tonë por edhe edhe për zhvillimin e Malit të Zi multietnik në këtë territor të tij me troje shqiptare. Nuk do të ishte mirë, aspak e këndëshme dhe e kohës, që ky veprim i ndritur e demokratik, që mund ta ndërmarrin shqiptarët për hapjen e kësaj vatre edukimi, të keqkuptohet e konsiderohet si destruktiv e rrezik për Malin e Zi dhe të dhunohet e përgjaket, pasi veprimeve të tilla kriminale e raciste u ka kaluar moda dhe janë të papranueshme e të dënueshme për demokracinë, sepse ato mund të sjellin dhe shkaktojnë pasoja tepër të rënda që do ta venë në pikpyetje edhe vet ekzistencën e shtetit cërrnogoras. Më në fund Podgorica duhet ta dijë mirë se shqiptarët nuk do të presin pafundësisht, pasi ata janë tepër të vendosur dhe do ta çelin me çdo kusht e çmim qendrën e tyre të arsimit të lartë, qoftë edhe përball kërcënimit e dhunës, prandaj ajo duhet të tregohet e kujdesshme dhe tepër e matur, që ti parandaloj pasione e aventura të tilla krimi, që mund të çojnë edhe në konfrontime të përshkallëzuar dhe sjellin tragjedi të dhimbshme për të gjithë ne, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për knjazët e rijnë shovinist të Cetinjës.
Tani nuk është më periudha që të luhet me fatin, lirinë dhe të drejtat e popujve, por është epoka e vëllazërimit, bashkimit dhe e respektimit të ndërsjellët midis tyre, prandaj Mali i Zi duhet ti bëj mirë llogaritë e tij, të mësoj më shumë nga Demokracia dhe të largohet akoma më tepër nga pasionet e vjetra të klaneve shoviniste e rruga e krimit, me të cilën u nda pak vite me parë, kur ishin së bashku me vëllezërit e tyre milloshevician, që përgjakën dhe vranë bashkëkombësit tanë në Kosovë dhe tërë popujt slloven, kroat, boshnjak e të tjerë. Universitetin e Ulqinit nuk e dëshirojnë vetëm armiqët tanë dhe tradhtarët e mercenarët, që u shërbejnë atyre, të cilët punojnë vazhdimisht me dinakëri, që ta sabotojnë atë, pêr të na mbajtur përsëri në errësirë edhe sot.
Ne po u themi përsëri shovinistëve knjazoviç të Cetinjës, se përpjekjet e tyre, për ta realizuar një qëllim të tillë kaq të mbrapsht, do të dështojnë me turp, pasi studentët, rinia dhe i tërë populli shqiptar heroik nën Mal të Zi, do ta inaugurojnë me çdo kusht e çmim Universitetin e vet në Ulqin, të cilin po e presin dhe ëndërrojnë me shekuj.
I bëjmë thirrje dhe kryeministrit shqiptar të tanishëm të Malit të Zi, zotit Dritan Abazoviç, i vendosur rastësisht dhe aksidentalisht në këtë post kaq të lart, që të merret seriozisht me problemin e universitetit shqiptar, se boll u lodhë me të drejtat kishës serbe, që po vjedh edhe manastiret tona, si dhe me fillozofitë, euforitë dhe dashuritë e tepërta me shkijet kriminel të çdo lloj ngjyre.
Ky artikull, për nga problemi që trajton dhe rëndësia që paraqet u ripunua edhe njëherë dhe dërgua për botim.
Nga:
Themi J. Tushe
New York