Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje me Institutin Shqiptar të Sociologjisë
21 tetor 2019
| 18:26
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Institutin Shqiptar të Sociologjisë.
Marrëveshjen e kanë nënshkruar zëvendësrektori i UPZ-së, prof. ass. dr. Shemsi Morina, në emër të rektorit Temaj dhe drejtori i ISHS-së, prof. dr. Servet Pellumbi.
Marrëveshja parasheh mbështetje të ndërsjellët për realizimin e misioneve të secilit institucion, për të nxitur zhvillimin e shkencave, në veçanti të shkencave sociale dhe humane, për shkëmbimin e përvojave, botimeve akademike, teksteve etj., të realizuara nga anëtarë të stafit akademik të UPUH-së dhe studiuesit e bashkëpunëtorët shkencorë të ISHS-së.
Kjo marrëveshje është e vlefshme për pesë vjet.
/Epoka e re/