Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje me koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini e Sport
04 mars 2019
| 11:26
Prof. Asoc. dr. Ismet Temaj, u.d. rektor në universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Rexhep Hotin, koordinator Nacional në Qeverinë e Kosovës për Kulturë, Rini e Sport.
Marrëveshje ka për qëllim avancimin e pozitës dhe përforcimin e kapaciteteve intelektuale së studentëve në kreativitet kulturor, mendim kritik dhe sport si dhe promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të interesit të përbashkët të të dyja palëve.
Përfaqësuesit e të dy institucioneve e vlerësuan lartë arritjen e kësaj marrëveshje dhe u zotuan se do të përkushtohen në arritjen e objektivave.
/Epoka e re/