Universiteti ‘Ukshin Hoti’ për vendimin e KShC-së: Vendimi, i papranueshëm
16 korrik 2019
| 11:10
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren e ka vlerësuar të papranusheshëm vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) për heqjen e akreditimit institucional për vitin akademik 2019/2020.
“Studentët e tanishëm të UPZ-së nuk duhet të shqetësohen. Një vendim i tillë është i papranueshëm. Universiteti do të veprojë në përputhje me dispozitat e akteve ligjore dhe nënligjore. Do të kërkojmë që të rishqyrtohet vendimi i Këshilli Shtetëror të Cilësisë sa i përket Universitetit ‘Ukshin Hoti’ pasi që konsiderojmë se i plotësojmë kushtet për akreditimi institucional, duke marr për bazë edhe rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtar”, është thënë në njoftimin e UPZ-së.
/Epoka e re/