Universitetin ‘Kadri Zeka’ në Gjilan ka hapur konkursin plotësues për studentët e rinj
Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e dytë të konkursit plotësues për vitin akademik 2018/2019, do të regjistrojë 666 studentë të rregullt në studime bachelor.
Mbi numrin e përgjithshëm të studentëve të paraparë si më sipër, Universiteti do të regjistrojë deri në 2 për qind përkatësisht deri në 22 studentë të rregullt që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorëve (anëtarë të familjes së ngushtë të dëshmorëve janë: bashkëshorti, bashkëshortja, fëmijët). Studentët e kësaj kategorie do të shpërndahen në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.
Nga numri i përgjithshëm i përcaktuar si në paragrafin 1, bazuar në UA nr. 09/2016 MAShT-it, Universiteti do të regjistrojë deri në 12 për qind, përkatësisht deri 123 studentë të rregullt nga komuniteti joshumicë.
Kuota prej 12 për qind të vendeve të rezervuara për regjistrim të studentëve nga komuniteti joshumicë do të shpërndahet në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.
Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MAShT-i dhe Senati, mund të pranohen edhe kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.
Numri i studentëve të rregullt që do të pranohen si në paragrafin 1 të pikës është deri 29 studentë. Kandidatët të cilët kanë lindur në vendet e sipërshënuara, ndërsa shkollimin e mesëm e kanë kryer në ato vende.
Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga Senati, mund të pranohen edhe kandidatët jashtë Kosovës, përkatësisht 13 studentë të rregullt, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.
Universiteti do t’i ketë në konsideratë në mënyrë të veçantë edhe kandidatët me nevoja të veçanta të cilët e kalojnë pragun e provimit pranues.
Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve afatet e konkursit janë si vijon:
Aplikimi online mund të bëhet prej datës 11.09.2018 deri më 19.09.2018 në ora 16:00
Njoftimet dhe oraret për vendin ku do të mbahen provimet pranuese mund të merren në uebfaqen e universitetit.
Provimi pranues do të mbahet më 21.09.2018.
Detajet lidhur me kohën e mbajtjes së provimit pranues sipas njësive akademike do të shpallen në ueb faqen e universitetit më datë 20.09.2018
Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 24.09.2018 në fakultetet përkatëse si dhe në uebfaqen e universitetit.
Për informata më të hollësishme, kandidatët mund ta vizitojnë faqen e internetit: www.uni-gjilan.net.
/Epoka e re/