UNMIK-u dhuron pako ushqimore për familjet me gjendje të rëndë sociale në Prishtinë
19 maj 2021
| 10:19
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) ka dhuruar 194 pako ushqimore dhe higjienike për familjet me situatë të rënduar sociale ekonomike, e cila u është vështirësuar edhe më shumë gjatë kohës së pandemisë.
Komuna e Prishtinës ka falënderuar UNMIK-un për mbështetjen dhe ndihmën për qytetarët e Prishtinës, sidomos në këto ditë me plotë sfida.