![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/09A13AE6-FCF8-4667-8F61-B05BB2D31E6D.jpeg)
UNUM Festival mbyll dyert me të gjitha biletat e shitura
05 qershor 2022
| 18:35
UNUM Festival është rikthyer fuqishëm me edicionin e tretë në plazhin e bukur të Rërës së Hedhur në Shëngjin nga datat 1 deri 6 qershor.
Ky festival madhështor arriti të grumbullojë 18 mijë pjesëmarrës nga e gjithë bota duke krijuar një atmosferë impozante ne festival.
Kapaciteti në plazhin e “Rërës së Hedhur” nuk lejon mundësi për më shumë vizitorë dhe siç shihet në njoftimet zyrtare në rrjetet e tyre sociale, bëhet e ditur se ata janë në kërkim të një lokacioni të ri.
UNUM Festival po vazhdon duke ofruar muzikë 24 orë për 6 ditë në skenat e përgatitura në plazh dhe në mes të pishave.