UP dhe ASHAK nënshkruan memorandum mirëkuptimi

27 janar 2024 | 01:50

Universiteti i Prishtinës sot ka nënshkruar memorandum të mirëkuptimit me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK).

Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua nga rektori, prof. Qerim Qerimi, dhe kryetari i ASHAK-ut, akademik Mehmet Kraja.

Përmes këtij memorandumi synohet rritja e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit për ngritjen dhe promovimin e performancës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët si dhe t’i përcaktojë fushat fundamentale të kërkimeve akademike, në të cilat palët janë të interesuara të punojnë së bashku në të ardhmen.

Në një deklaratë pas nënshkrimit, menaxhmenti i UP-së dhe ASHAK-ut theksuan se janë të përkushtuar për zbatimin e përpiktë të këtij memorandumi.

Në takimin zyrtar, të pranishëm ishin edhe akademike Justina Shiroka-Pula, nënkryetare e akademisë, akademik Sabri Hamiti, sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore, dhe Lendita Pula, sekretare e akademisë.

Nga UP-ja, prof. Pranvera Breznica-Selmani, prorektore për zhvillim, buxhet, financa dhe bashkëpunim me sektorin privat, prof. Sefer Avdiaj, prorektor për kërkime, projekte, inovacion dhe informacion, dhe prof. Gentrit Berisha.

Me nënshkrimin e këtij memorandumi, pritet të krijohen mundësi të reja për shkëmbimin e dijes dhe për zhvillimin e projekteve të përbashkëta, duke kontribuar në avancimin e dijes dhe shkencës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,…