UP dhe Universiteti i Maastricht-it nënshkruajnë marrëveshje për shkëmbim të studentëve
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” thellon bashkëpunimin me Universitetin e Maastricht-it në Holandë, duke shpallur një fazë të re të suksesshme.
Pas vizitës së rektorit, prof. Qerim Qerimi, dhe nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe mes UP-së dhe Universitetit të Maastricht-it, një hap i rëndësishëm shtohet me nënshkrimin e marrëveshjes ndërinstitucionale në kuadër të programit Erasmus+ për shkëmbim akademik.
Kjo marrëveshje konkrete sjell përparësi të konsiderueshme për studentët e Fakultetit Juridik.
Ata tani kanë mundësinë e pjesëmarrjes në shkëmbime akademike, duke i hapur rrugën një përvoje të pasur arsimore ndërkombëtare.
Në këtë mënyrë, UP vazhdon të rrisë cilësinë dhe shtrirjen e mundësive për zhvillim të studentëve, duke konfirmuar angazhimin e tij në përmirësimin e përvojës arsimore dhe përgatitjen e studentëve për sfida globale.