
UP funksionalizon faqen elektronike të Bibliotekës Qendrore Universitare
16 shkurt 2024
| 11:21
Në funksion të nismave për digjitalizimin e shërbimeve dhe modernizimin e infrastrukturës, UP ka funksionalizuar një faqe të veçantë elektronike të Bibliotekës Qendrore Universitare (BQU).
Derisa platforma do të plotësohet dhe zhvillohet në vazhdimësi, qëllimi është ndërtimi i mekanizmave efikas dhe lehtësisht të qasshëm e të përdorshëm të informacionit, studimit e kërkimit.
Adresa e Bibliotekës Qendrore Universitare është si në vijim: library.uni-pr.edu.