UP-ja dhe komuna e Prishtinës, marrëveshje bashkëpunimi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama institucionalizuan bashkëpunimin nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjes, e cila ka për qëllim hartimin, aplikimin dhe zbatimin e projekteve, elaborateve dhe studimeve të përbashkëta, organizimin dhe realizimin e forumeve profesionale në fushat relevante për palët, realizimin e këshillimeve profesionale reciproke, ofrimin e mundësive për realizimin e praktikës profesionale për studentët, harmonizimin e përmbajtjeve mësimore me nevojat e tregut të punës si dhe funksionalizimin e institucioneve të përbashkëta profesionale dhe shkencore.
Rama ka thënë se Komuna e Prishtinës është tejet e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës, por edhe me institucionet e tjera edukativo-arsimore, për të shtyrë përpara projekte me interes të përbashkët për kryeqytetin.