UP-ja dhe KPM-ja nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

08 janar 2020 | 13:07

Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Komisioni i Pavarur i Medieve (KPM), kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

Rektori i UP-së, Marjan Dema, ka thënë se ata që do të përfitojnë më së shumti nga ky bashkëpunim janë studentët e gazetarisë, të cilët do të kenë mundësi të njihen më mirë me funksionimin e medieve elektronike në vend.

“Është kënaqësi që jemi taku së bashku pas këtyre festave dhe ky fillim të fillon me një punë të mbarë. UP është në vazhdën e fuqishme të bashkëpunimeve në mënyrë që t’i avancohen më shumë shkathtësitë e studentëve sepse ato nuk janë të mjaftueshme vetëm gjatë studimeve. Me këtë marrëveshje sigurisht që do të përfitojnë studentët e gazetarisë se gazetaria është një shtylle me rëndësi sepse sa më shumë gazetarë profesionalë që do të japim do të përfitojmë nga zhvillimi ekonomik dhe demokracia. Në këtë marrëveshje janë paraparë modalitetit e bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe shpresojmë të kemi suksese t’i realizojmë të gjitha këto pika”, ka thënë Dema , raporton “EO”.

Ndërsa kryetari i KPM-së, Muja Ferati, ka thënë se ky bashkëpunim ka ardhur si nevojë për të parë nga afër funksionimin e medieve elektronike në Kosovë.

“KPM-ja dhe UP-ja e nënshkruajnë këtë memorandum të bashkëpunimit dhe ka ardhur si nevojë për të parë me afër funksionimin praktik e ligjor të medieve elektronike në Kosovë. Ky është rast ku studentët mund të njihen me strukturat ligjore të KPM-së dhe t’i mundësojmë praktikë studentëve dhe me i ofrua infrastrukturën tonë studentëve. Ne kemi menduar që këtë ta shfrytëzojnë edhe stafi akademik tjetër, si komponent do të mbahen ligjërata jashtë orarit të rregullt. Si komponent tjetër është edhe edukimi medial, sepse gazetarët e kanë fuqinë me shpërnda më shumë se ne”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës përmes një komunikate…