UP-ja dhe UPT-ja thellojnë bashkëpunimin në fushën e energjetikës

05 prill 2019 | 11:06

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, i shoqëruar nga prof. dr. Gazmend Luboteni, kryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, prof. ass. dr. Dashamir Bërxulli, prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe prof. dr. Enver Hamiti, dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Delegacioni i UP-së u prit në takim nga prof. dr. Andrea Maliqari, rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës, i cili ishte i shoqëruar nga prof. asoc. Akli Fundo, zëvendësrektor për Anën Mësimore, prof. asoc. dr. Elfrida Shehu, zëvendësrektore për Kërkimin Shkencor dhe Marrëdhëniet me Jashtë, Akademik Jorgaq Kacani, dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, si dhe prof. dr. Orion Zavalani, dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike.

Palët diskutuan dhe u pajtuan për avancimin konkret të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, veçanërisht për shkëmbimin e stafit akademik në fushën e energjetikës. Po ashtu, palët u pajtuan për të ruajtur komunikimin konstant dhe shkëmbyer ndihmë reciproke në fusha të ndryshme të studimit, shkëmbime në programin e doktoratës dhe çështje të tjera me interes të dyanshëm.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët afganë kanë thënë se qindra militantë talibanë kanë sulmuar…