UP-ja hap dyert për studentë ndërkombëtarë për punë praktike

05 shkurt 2024 | 13:56

Universiteti i Prishtinës hap dyert për studentë ndërkombëtarë për punë praktike, përmes bashkëpunimit të ri me Isla Internships Abroad.

Universiteti i Prishtinës sot ka lidhur partneritet me Isla Internships Abroad.

Ky bashkëpunim iu ofron mundësi praktikantëve të talentuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të kryejnë praktikë profesionale në Universitetin e Prishtinës.

Rektori i UP-së, Qerim Qerimi, ka theksuar rëndësinë e përvojave ndërkombëtare për zhvillimin e aftësive dhe perspektivës së studentëve.

Sipas tij, ky partneritet hap dyert për një nivel të ri të bashkëpunimit ndërkombëtar, duke përmirësuar cilësinë e arsimit dhe duke sjellë një vlerë të shtuar në zhvillimin e karrierave të studentëve tanë.

Isla Internships Abroad gjithashtu është e përkushtuar në vlerat e diversitetit dhe drejtësisë sociale.

Organizata promovon përfshirjen dhe njeh vlerat e ndryshme nga sfondet, kulturat dhe identitetet e ndryshme.

Kjo do t’iu ofrojë studentëve të UP-së një eksperiencë të pasur dhe të përgatitur për të ardhmen e tyre.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollisti i ri kosovar, Dini Syla, ka regjistruar statistika të…