UP-ja kontribuon për shtetin dhe mirëqenien e qytetarëve, u shpërndanë certifikatat auditorëve të energjisë

21 shkurt 2025 | 12:11

Në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare iu shpërndanë certifikatat 46 auditorëve të energjisë në ndërtesa dhe ndriçim publik, të trajnuar nga Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri e Universitetit të Prishtinës (QEQ).

I pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme për Universitetin e Prishtinës dhe Kosovën, rektori Arben Hajrullahu, duke iu drejtuar auditorëve që morën certifikatat, tha se të certifikuarit për efiçiencë të energjisë janë shumë të nevojshëm.

Drejtuesi i universitetit numër një të vendit dhe përtej, u dëshiroi auditorëve që njohuritë dhe kualifikimin e arritur në Universitetin e Prishtinës, ta zbatojnë sa më parë në praktikë dhe jetën e përditshme.

Këta auditorë dhe të tjerë para e pas tyre trajnohen në Qendrën për Energji dhe Qëndrueshmëri të Universitetit të Prishtinës (QEQ) në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë.

Zëvendësministri i kësaj ministrie, Getoar Mjeku, tha se Universiteti i Prishtinës është më i vjetër se shteti i Kosovës dhe po e ndihmon shtetin, ndërsa auditorëve të certifikuar ua kujtoi se do të ketë shumë punë që do të kryhen së bashku në të ardhmen.

Edhe drejtoresha e Qendrës për Energji dhe Qëndrueshmëri, Bleranda Xhema-Musa, praninë e saj në ceremoninë e certifikimit të auditorëve të energjisë, e cilësoi nder për veten, Universitetin e Prishtinës dhe Kosovën.

Certifikatat, auditorëve të energjisë, ua dha profesori dhe koordinatori i trajnimeve, Bedri Dragusha. Deri tash në Qendrën për Energji dhe Qëndrueshmëri të Universitetit të Prishtinës, janë trajnuar afër 300 auditorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër incident i pazakontë ka ndodhur brenda shtëpisë së…