UP-ja mbështet grevën në institucionet arsimore
21 janar 2019
| 16:45
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka mbajtur të hënën takimin e Kolegjiumit të Dekanëve, ku është diskutuar çështja e grevës në arsim.
Më këtë rast, UP-ja ka njoftuar studentët, personelin dhe gjithë opinionin, se mbështetë grevën në institucionet arsimore.
“Si rrjedhojë, UP-ja shtynë të gjitha aktivitetet akademike dhe administrative për një afat të pacaktuar, duke përfshirë këtu edhe mbajtjen e provimeve të afatit të janarit, në të gjitha njësitë akademike të Universitetit. Duke shpresuar që në një afat të shkurtër kohor do të arrihet zgjidhja e duhur për situatën e krijuar, informoni se deri në njoftimin e radhës, ky është qëndrimi zyrtar i Universitetit”, është thënë në komunikatën e UP-së.
/Epoka e re/