UP-ja ndan buxhet për studentët me aftësi të kufizuara, secili do të marrë nga 450 euro
31 maj 2024
| 12:21
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” përmes një njoftimi publik ka njoftuar se për vitin akademik 2023/2024 do të mbështesë financiarisht studentët me aftësi të kufizuara që studiojnë në UP.
Siç është thënë në njoftim, shuma e ndarë për studentët me aftësi të kufizuara është 30 mijë euro, ku secili prej tyre do të marrë nga 450 euro.
“Këshilli Drejtues i UP-së ndan buxhet për mbështetje financiare për studentët me aftësi të kufizuara që studiojnë në UP në shumën prej 30 000 euro (tridhjetë mijë euro), ndërsa shuma e ndarë për çdo student do të jetë deri në 450 (katërqind e pesëdhjetë) euro”, ka njoftuar Universiteti i Prishtinës.