UP-ja nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Ajovës Veriore
22 maj 2023
| 22:37
Universiteti i Prishtinës ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Ajovës Veriore.
Marrëveshja është nënshkruar gjatë ditës së sotme nga rektori i UP-së, prof. dr. Qerim Qerimi, dhe dr. Mark A. Nook, president i universitetit nga ShBA-të.
Marrëveshja synon të lehtësojë bashkëpunimin akademik në fusha të ndryshme studimi, duke nxitur projekte të përbashkëta kërkimore, shkëmbime të stafit dhe të studentëve, promovim të mirëkuptimit kulturor dhe shkëmbimin e njohurive ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.