UP-ja nesër mban mbledhje komemorative për Demaçin
29 korrik 2018
| 16:47
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se nesër ( hënë) do të mbajë një mbledhje komemorative kushtuar veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i cili ka ndërruar jetë më 26 korrik.
Mbledhja komemorative do të mbahet në ora 12:00, në Sallën e Senatit në Rektorat.