UP-ja promovon 15 doktorë të shkencave
Universiteti i Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” ka mbajtur të mërkurën ceremoninë solemne të promovimit të 15 doktorëve të rinj të shkencave. Të promovuarit janë nga fakultetet: Filozofik, i Shkencave Matematike Natyrore, i Mjekësisë dhe i Edukimit.
Me këtë rast, rektori i UP-së, Naser Sahiti, në hapje të kësaj ceremonie, ka thënë që është kënaqësi dhe nder i veçantë të bëjë promovimin solemn të doktorëve të rinj të shkencave. Ai, duke iu referuar konkursit në proces për studentë të rinj të doktoratës në UP, shtoi që përderisa këta kandidatë po promovohen në këtë thirrje të lartë akademike, kandidatët e tjerë janë duke iu nënshtruar vlerësimit për ta filluar këtë rrugëtim në UP.
Sahiti ka uruar doktorët e rinj për këtë sukses dhe shtoi që ata do të jenë vlerë e shtuar për vendin. Ndërkaq, ishin dekanët e fakulteteve përkatëse ata të cilët treguan për biografinë e kandidatëve, ndërsa promotorët folën për punimet me të cilat kandidatët u avancuan.
Kandidatët e shpallur doktorë shkence janë:
Nga Fakulteti Filozofik
Avdyl Gashi
Muhabere Maliqi
Dardan Lajçi
Mrika Limani
Mentor Hasani
Nga Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore
Malësore Pllana
Veton Haziri
Vjollca Krasniqi
Nga Fakulteti i Mjekësisë
Mirlinda Sopi-Krasniqi
Hajdin Çitaku
Nga Fakulteti i Edukimit
Rajmonda Kurshumlia
Zamira Gashi-Shatri
Lirika Bërdynaj
Mimoza Kamberi
Elmendina Nikoçeviq-Kurti.
Në këtë ceremoni promovimi, që u mbajt në amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, të pranishëm ishin edhe profesorë, familjarët e kandidatëve të promovuar dhe mysafirë të tjerë.