Upamecano: Nuk e mendoj largimin nga Bayerni
12 mars 2024
| 13:00
Dayot Upamecano kohët e fundit është kritikuar për paraqitjet e tij dhe në disa ndeshje trajneri Thomas Tuchel e ka lënë në bankën rezervë. Megjithatë kjo nuk ka ndikuar aspak që mbrojtësi francez të mendoj të largohet nga Bayern Munchen, madje ai ka konfirmuar se është i lumtur në klubin gjerman.
“Kam një kontratë deri në vitin 2026 me Bayern dhe jam i lumtur këtu. Nuk e mendoj fare largimin nga ky klub. Unë dua të qëndroj këtu në Bayern dhe do të vazhdoj të punoj për këtë qëllim”, u shpreh Upamecano për të përditshmen “Kicker”.
26-vjeçari në Bayern erdhi nga RB Leipzig në vitin 2021 për mbi 40 milionë euro dhe ka bërë 107 paraqitje për “bavarezët” me tre gola dhe tetë asistime.