UPZ-ja arrin marrëveshje me OJQ “FINQ”-i për krijimin e kopshtit botanik për nevoja të FSHJM-së
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren të martën ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me OJQ “FINQ”.
Marrëveshjen përkatëse e kanë nënshkruar rektori i UPZ-së, prof. asoc. dr. Ismet Temaj dhe Nexhmendin Ramadani drejtor i OJQ “FINQ”.
Në bazë të kësaj marrëveshje UPZ-ja do të shfrytëzojë një sipërfaqe prej dy hektarësh të kësaj organizate për Kopshtin Botanik për nevoja të Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit deri në krijimin e kopshtit botanik në bashkëpunim me komunën e Prizrenit ndërsa UPZ do t’i ofrojë mbështetje kësaj organizate me ekspertiza të ndryshme dhe shfrytëzimin e laboratorëve dhe hapësirave të FSHJM-së.
Në takim ishin edhe Dekani i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, prof. asoc. dr. Isuf Lushi dhe shefi i programit të Shkencave të Pyjeve dhe Mjedisit, prof. ass. dr. Faruk Bojagji.
/Epoka e re/