UPZ-ja arrin marrëveshje me Telekomin

21 shkurt 2019 | 15:49

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren të enjten ka lidhur marrëveshje mbi shfrytëzimin e kontratës publike kornizë për ofrimin e shërbimeve telekomunikuese e lidhur ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike dhe Telekomit të Kosovës. Marrëveshja përfshinë shërbimet telefonike mobile, internet, internet për GPRS, kablli optik, shërbimet e telefonisë fikse, shërbimet TV-kabllovik.

Marrëveshje është nënshkruar nga Arif Riza ushtrues detyre i Prorektorit për Buxhet, Financa dhe infrastrukturë dhe nga drejtori i shitjeve në Telekomin e Kosovës, Demir Lima.

Marrëveshjen e vlerësuan lartë përfaqësuesit e UPZ-së dhe të Telekomit të Kosovës.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 20-vjeçar me inicialet I. H. është goditur nga treni…