UPZ-ja dhe AKP-ja arrijnë marrëveshje bashkëpunimi
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim me Agjencinë e Privatizimit të Kosovës (AKP) për angazhimin e studentëve të këtij universiteti për punë praktike në këtë institucion.
Marrëveshja përkatëse është nënshkruar të martën gjatë takimit që rektori i UPZ-së, Ramë Vataj ka realizuar me drejtorin menaxhues të AKP-së, Ekrem Hajdari.
Rektori Vataj e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm për studentët e UPZ-së, arritjen e kësaj marrëveshje.
Me këtë rast, AKP-ja ka shfaqur përkushtimin e saj të vazhdueshëm në ngritjen e nivelit të përgjegjësisë sociale duke përkrahur avancimin e dijës praktike të komunitetit studentor.
Veç kësaj, AKP-ja vazhdon të kontribuojë në zhvillim të mëtutjeshëm të shoqërisë kosovare dhe dëshmon rolin e saj pozitiv dhe të hapur ndaj iniciativave të reja dobiprurëse.