Ura e Ibrit s’do të hapet, Kurti do ta përdorë për zgjedhje
03 shtator 2024
| 08:26
Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se çështja e hapjes së Urës së Ibrit po përdoret për çështje elektorale nga kryeministri Albin Kurti.
Mushkolaj ka deklaruar se ura nuk do të hapet, të paktën jo në këtë verë.
“Nuk hapet ura, nuk do të hapet. Por Kurti do ta përdorë për zgjedhje.
S’besoj që do të hapet, të paktën jo shpejt siç ka thënë VV. Kurti ka thënë se ura do të hapet gjatë verës. Do të presim. Ne jemi këtu nëse hapet më 27 shtator. Brenda verës nuk do të hapet”, tha ai.