Ura e lirisë
Në 32-vjetorin e rënies së Ali Ajetit
Sa herë vjen Pranvera,
Kujtoj si gdhiu atë mëngjes Qyteti,
Me emrin Kosovë
Mbiemrin Republikë
Të shkruar në urën mbi rrugë,
Që të qon në Toplicë.
Si u bë emri e mbiemri një,
Si Lumi Llap gurgullonte pa nda,
Sa gëzoheshim ne, për emrin e ri
Dhe e ndanim këtë emër
Shtëpi më shtëpi!
Pastaj uturima e xhipave
Me xhambazët në të,
Si e ndiqnin emrin
Në shesh e rrugë kudo,
Shpërdanin mjegull, tmerr e lemeri
Po më i dashur, bëhej emri i ri!
Mburojë me flamur, dole ti
Dhe një u bëre me emrin e ri!
Sa herë të vie Pranvera
Ne të kujtojmë Ty
Se s’ka pranverë të vërtetë
Pa emrin që deshe Ti!
Dhe mbi qiellin e Kosovës
Shqiponjë mbete Ti!
Emri ishte jeta,
Përjetësi, mbete Ti.
Shkruar në vitin 1995 në burgun e Dubravës nga Hajredin Hyseni